Tri raste me COVID-19 konfirmohen te skuadra nga Serie A

Tri raste me COVID-19 janë konfirmuar te Atalanta.

Sport

31/08/2020 16:34

 

Skuadra nga Bergomo ka njoftuar se tri raste me COVID-19 janë konfirmuar në skuadrën e parë, pas rikthimit në stërvitje.

Atalanta janë rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga eliminimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga PSG.

“Atalanta njofton se në testet kundër COVID-19 të kryera këta javë, në pritje të rifillimit të aktiviteteve të ekipit të parë, janë zbuluar tri raste me koronavirus”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“Lojtarët në fjalë janë asimptomatikë, tashmë në izolim dhe nën kontrollin e ATS”./Lajmi.net/