Stuhitë Ciara/Sabine bëjnë që të anulohen ndeshjet në Bundesliga, Eredivisie dhe Superligën e Belgjikës

Shumë ndeshje janë anuluar, si pasojë e erërave të forta dhe kushteve jo të mira klimatike.

Sport

09/02/2020 09:58

Bundesliga, Eredivisie dhe Superliga e Belgjikës kanë anuluar disa ndeshje, si pasojë e stuhive Ciara/Sabine, shkruan lajmi.net.

Stuhia e cila merr hov nga Oqeani Atlantik, ka kaluar nëpër Evropën veriore gjatë së dielës në mëngjes.

Autoritetet kanë paralajmëruar se stuhia e fortë do të sjell erëra që do të kapin deri në 120 kilometra në orë.

Gjithashtu, këto erëra pritet të shoqërohen me rreshje të mëdha shiu, duke pamundësuar zhvillimin e ndeshjeve.

Ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Koln është anuluar në Bundesliga, kurse në Eredivisie dhe Superligën belge janë anuluar komplet xhirot./Lajmi.net/