Romela Begaj del me doping, humb medaljet

Nëse këto rezultate konfirmohen edhe pas testit të dytë, Romela Begës pritet t'i hiqen medaljet.

Sport

16/01/2018 11:45

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin anti-dopingut pas Kupes së Botës ku ajo mori një medalje të artë dhe një të argjendë.

Analizat kanë ardhur pranë Federatës Kombëtares të Peshëngritjes, nga ku rezulton se aty janë konstatuar lëndë dopuese.

Kjo është një goditje e rëndë për sportin shqiptar pasi është e disata herë që sportistët tanë dalin me rezultate të tilla.

Nëse këto rezultate konfirmohen edhe pas testit të dytë, Romela Begës pritet t’i hiqen medaljet.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh.

Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping.

Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.