Paulinho dëshiron rikthimin në “Camp Nou”, i thotë Barcelonës se paratë nuk janë problem

Ish ylli i Barcelonës, Paulinho është duke ëndërruar për rikthimin në "Camp Nou".

Sport

24/06/2021 12:04

Pas tre viteve në Kinë, mesfushori është duke shikuar për një skuadër të re, transmeton lajmi.net.

Paulinho kaloi një vit te Barcelona mes 2017 dhe 2018, duke fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, pastaj u rikthye në Kinë.

Braziliani tani është duke shikuar mundësinë e rikthimit në “Camp Nou” si agjent i lirë.

“Për mua, paratë gjatë kontratës nuk do jenë problem, asnjëherë nuk kanë qenë edhe më pak nëse Barcelona telefonon”.

“Paratë nuk kanë qenë para karrierës sime, pra nuk do jetë problem rikthimi aty. Gjithashtu edhe klubi nuk do detyrohet të paguajë çmim për mua”, tha ai.

Ndërkohë, Barcelona ka kompletuar deri më tani disa transferime, si Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Eric Garcia./Lajmi.net/