Mbrëmje e boksierëve shqiptarë në Gjermani | Shefat Isufi: “Të gjithë do të fitojmë, jam në super formë…”

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka folur për Lajmi.net në lidhje me meçin e tij të radhës që do ta zhvilloj më datën 25 shkurt. Isufi dhe shumë shqiptarë tjerë, përfshi James Kraft dhe Robin Krasniqi do të rrahen në të njëjtën datë në ‘Audi Dome’ në Mynih të Gjermanisë, shkruan Lajmi.net Gjatë kësaj interviste të…

Sport

16/02/2023 18:12

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka folur për Lajmi.net në lidhje me meçin e tij të radhës që do ta zhvilloj më datën 25 shkurt.

Isufi dhe shumë shqiptarë tjerë, përfshi James Kraft dhe Robin Krasniqi do të rrahen në të njëjtën datë në ‘Audi Dome’ në Mynih të Gjermanisë, shkruan Lajmi.net

Gjatë kësaj interviste të realizuar, Shefat Isufi tregoi se është në formë tejet të lartë dhe ka analizuar detajisht edhe kundërshtarin e tij, Hernan David Perez – që ka zhvilluar 16 meçe, ka fituar 9 dhe ka humbur 7 herë.

“Unë jam në formë shumë të mirë. Gjithçka ka shkuar mirë në përgatitje. Edhe kundërshtarin e kam analizuar mirë me trajnerin tim dhe besoj se do të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Shefat Isufi

33-vjeçari foli edhe për këtë organizim madhor, ku sigurisht që pritet të jetë një mbrëmje spektakolare shqiptare në Gjermani.

“Po do të jetë një mbrëmje e madhe, ku do të boskojmë shumë shqiptarë. Falënderojë organizatorin Burim Hazrolli, që për herë të parë ka arritur ta bëjë një event të tillë të boksit me shumë shqiptarë. Unë mendoj se do të dalim të gjithë fitues në këtë natë. Dhe do të jetë një mbrëmje e jona, ku do t’i gëzojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Shpresojë që të gjithë boksierët të jenë përgatitur mirë”, vazhdoi tutje boksieri shqiptar

Sa i përketë të ardhmes dhe meçeve tjera, Shefat Isufi thotë se fillimisht është i koncentruar në luftën e paraparë më 25 shkurt, pastaj do të shikojë rreth së ardhmes.

“Së pari jam i koncentruar në këtë ndeshje dhe besoj se do të dalë fitues. Pastaj do të bisedojë me menaxherin tim, Burim Hazrolli për ndeshjen e radhës. Kam në plan t’i sfidojë edhe federatat tjera”, përfundoi 33-vjeçari

Në këtë mbrëmje boksi, përveç Shefatit, Robinit dhe James Kraft – do të boksojnë edhe shqiptarët tjerë, si: Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj dhe Armend Xhoxhaj./Lajmi.net/