Largimi gjithnjë e më afër, Mbappe i “qepon” PSG-së me deklaratën e fundit

Kylian Mbappe me një deklaratë të fundit ka goditur krerët e Paris Saint-Germain në kohën kur spekulimet e tij për largim nga Parisi këtë verë po rriten gjithnjë e më shumë. Mbappe raportohet se do të largohet sipas të gjitha gjasave nga “Parku i Princave” këtë merkato dhe destinacioni i radhës mund të jetë Real…

Sport

08/07/2023 10:07

Kylian Mbappe me një deklaratë të fundit ka goditur krerët e Paris Saint-Germain në kohën kur spekulimet e tij për largim nga Parisi këtë verë po rriten gjithnjë e më shumë.

Mbappe raportohet se do të largohet sipas të gjitha gjasave nga “Parku i Princave” këtë merkato dhe destinacioni i radhës mund të jetë Real Madridi, shkruan lajmi.net.

Reprezentuesi francez e ka drejtuar “gishtin” kah drejtuesit e klubit kur është pyetur se cili është problemi që PSG-ja nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

“Nuk e di se pse PSG-ja nuk e fiton Ligën e Kampionëve. Nuk është shumë pyetje për mua. Bëmë atë që mundëm, pikë. Duhet të flasësh me njerëzit që bëjnë ekipin, që organizojnë skuadrën, që ndërtojnë këtë klub” – tha Mbappe, njofton FranceFootball, transmeton lajmi.net.


24-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mbappe nuk ka pranuar rinovim të kontratës, derisa klubi parisien në anën tjetër synon ta shesë atë këtë verë pasi nuk duan ta largojnë vitin e ardhshëm falas.

Superylli francez i futbollit është pjesë e Paris Saint-Germainit nga viti 2018 kur u transferua për 180 milionë euro nga Monaco./Lajmi.net/