Hector Bellerin ka ‘marrëveshje për rikthimin te Barcelona’

Barcelona mund të negociojë me Arsenalin për shërbimet e Hector Bellerin, nëse Joan Laporta zgjedhet president i klubit.

Sport

02/03/2021 09:58

Bellerin u largua nga akademia La Masia në moshën 16-vjeçare në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë ka qenë zgjedhja e parë e Arsenalit në krahun e djathtë, por ka pasur kritika vitin e fundit, transmeton lajmi.net.

Spanjolli verën e kaluar ishte i lidhur me kalimin te PSG-ja, por supozohet se do largohet këtë verë dhe “Camp Nuo” shihet si destinacioni më i mundshëm.

Sipas The Mirror, Laporta, një ndër tre kandidatët për president të Barcelonës ka mbajtur bisedime me Bellerin që ta inkurajojë për rikthimin e mundshëm në kataluni.

Pos tij, Laporta thuhet se do ta sjellë edhe trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta te Barcelona si pjesë e planit afatgjatë.

Bellerin ka edhe dy vite e gjysmë në kontratë, pavarësisht që ka bërë 22 paraqitje këtë edicion në Premierligë, derisa ishte në stol në fitoren e fundit kundër Leicester Cityt (3 – 1)./Lajmi.net/