Flamengo – 16 lojtarë të infektuar me koronavirus

Skuadra braziliane po përballet me tmerrin e Covid-19.

Sport

24/09/2020 20:15

Flamengo numëron 16 lojtarë të infektuar me virusin korona, pas testimeve të fundit.

Domenec Torrent, i cili edhe vet është infektuar me virusin, do të ketë vetëm 10 lojtarë në dispozicion tash e tutje, transmeton lajmi.net.

Flamengo këtë rezultate ka pranuar para ndeshjes kundër Palmeiras, e cila planifikohej të luhej të dielën.

Në Brazil tashmë po diskutohet nëse kjo ndeshje duhet të luhet ose jo.

Mbetet të shihet se si do të veprohet, pas kësaj situate të rënduar te skuadra e Flamengo. /Lajmi.net/