Diego Alves, pranon një ‘koleksion’ të birrave nga Messi

Lionel Messi theu rekordin e Peles për më së shumti gola të shënuar në vetëm një klub, 644 gola nga 'pleshti'.

Sport

01/01/2021 11:26

Si rezultat i kësaj, birra amerikane Budëesier, i ka dhuruar një birrë secilit prej 160 portierëve që Messi shënoi në të kaluarën.

Njëri prej portierëve ndaj të cilit Messi ka shënuar shumë gola (21), është pikërisht ish-portieri i Valencias, Diego Alves, transmeton lajmi.net.

Ky i fundit ka publikuar një video në instagram ku shihet një koleksion i birrave të dhuruara nga argjentinasi.

Pothuajse gjithë portierët e kanë marrë këtë gjest me sportivitet dhe shumë prej tyre kanë pozuar me birrat e pranuara. Braziliani madje ka falenderuar Messin./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diego Alves ? (@diegoalves)