Superliga vjen me 4 super-ndeshje, sot mund të vendoset shumëçka

Sot zhvillohen katër ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 27 në Vala Superligë, e të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Sport

23/04/2017 10:54

Lideri Trepça ’89 e pret Trepçën në “Riza Lushta”, ndërsa Llapi sfidon Besën në “Zahir Pajaziti”.

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen mes skuadrave që duan t’i ikin barazhit, në Prizren e Skenderaj.

Liria i bën konak Ferizajt, ndërsa Drenica pret Dritën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.

E diel
Liria – Ferizaj
Drenica – Drita
Trepça’89 – Trepça
Llapi – Besa

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy