Super sulmuesi zgjedh Kosovën (FOTO)

Atdhe Nuhiu, ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

20/09/2016 10:48

Sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin për vendimin e 27-vjeçarit e ka bërë të ditur të hënën trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Muharrem Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Sahiti ka thënë se Nuhiu të hënën ka qëndruar në Prishtinë kur edhe ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës.

Nuhiu i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Austrisë. Për ekipin Shpresa të Austrisë ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje. Ai është lojtari i dytë me shtetësi austriake pas Sinan Bytyqit, që vendos të luajë për Kosovën.

“Atdhe Nuhiu sot (e hënë v.j.) ka qenë në Kosovë dhe i ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë. Ai ka pranuar të luajë për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e nënshtetësisë. Nuhiu ka lindur në Prishtinë. Është një sulmues i nevojshëm për Kosovën, pasi do ta shtonte edhe më shumë konkurrencën në sulm”, ka deklaruar ai.

“Çdo lojtar është i mirëseardhur, në këtë kohë apo edhe në të ardhmen. Dyert e Kosovës do të jenë të hapura për çdo futbollist që ne mendojmë se është i nivelit konkurrues”, ka thënë Sahiti, ndihmësi i përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.