Super shtëpia e Higuain kushton 30 mijë euro në muaj (FOTO)

Gonzalo Higuain ka arritur marrëveshje për transferim në Juventus. Kurse, ai ka gjetur shtëpinë ku do të banojë në Torino.

Sport

24/07/2016 21:37

Gonzalo Higuain pritet të fillojë aventurën e re në Juventus.

“Bianconerët” kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij nga Napoli duke paguar dëmshpërblimin prej 94.7 milionë euro.

Kurse, “Sport Mediaset” raporton se Higuain tashmë ka gjetur një shtëpi në Torino, përcjell “Lajmi.net”.

Ajo është vërtetë luksoze dhe është 700 metra katrorë kurse do t’i kushtojë 30 mijë euro në muaj.