Super-goli i Rashicës e ndihmon Vitessen ta fitoi derbin ndaj Ajaxit (VIDEO)

Vitesse e Milot Rashicës e ka fituar ndeshjen e javës në elitën e futbollit në Holandë.

Sport

24/09/2017 16:25

Me një gol të bukur në fund të pjesës së parë, Rashica e ka ndihmuar Vitessen të fitoi në udhëtim te Ajax, me rezultat 1:2.

Kashia në minutën e 21’, i dha epërsinë e parë Vitesses, ndërsa në minutën e 45’, ylli i Kosovës shënoi për 0-2.

E gjitha që bëri Ajax, ishte një gol i shënuar nga Viergever në minutën e 83’.

Me këtë fitore, Vitesse zë pozitën e tretë në Holandë me 13 pikë, dy më pak se liderët e PSV./Lajmi.net/