Sulmuesi numër 9 më i mirë në botë nënshkruan me Barcelonën (FOTO)

Barcelona është në prag të konfirmojë një lajm të madh.

Sport

08/12/2016 09:16

Luis Suarez do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën deri më 2022. Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se mungojnë vetëm disa detaje para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka njoftuar se Luis Suarez do ta vazhdoj kontratën me kampionin e Spanjës deri në verën e vitit 2022.

“Marrveshja është bërë, vetëm mungojnë disa detaje të vogla. Luis do të qëndrojë në Barcelonë. Ai është i dashur nga të gjithë. Në ditët e ardhshme ne do të bëjmë publike marrëveshjen”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne duam që Suarez të qëndroj përgjithmonë në Barcelonë, por maksimumi i kontratës që mund të nënshkruajnë është për pesë vite, deri në vitin 2022”, ka theksuar numri një i Barcelonë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.