Suarez kushton 55 milionë funte

Liverpool pret që Real Madrid sërish të paraqet ofertë prej 45 milionë funtesh për sulmuesin Luis Suarez pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Ylli uruguaian ishte objektiv i gjigantit spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës – kur pranoi publikisht se dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu – por klubi nga Anfield Road insistoi në…

Sport

03/10/2013 17:30

Liverpool pret që Real Madrid sërish të paraqet ofertë prej 45 milionë funtesh për sulmuesin Luis Suarez pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Ylli uruguaian ishte objektiv i gjigantit spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës – kur pranoi publikisht se dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu – por klubi nga Anfield Road insistoi në qëndrimin e tij.

Mirëpo, sipas medieve britanike, Liverpool nuk e ka ndërmend të zbresë kërkesën prej 55 milionë funte për cilindo klub që e do Suarezin.

Sulmuesi, në fundjavë bëri paraqitjen e parë në Premierligë pas rikthimit nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic dhe e shënoi me stil duke realizuar dy herë në fitoren 3-1 kundër Sunderlandit.

Por, Suarez besohet se ende është i interesuar të transferohet në Madrid dhe menaxheri i tij Pere Guardiola është po ashtu i lumtur t’ia plotësojë dëshirën.