Suarez: Ja çka do të merrja nga Messi dhe Neymar

Luis Suarez i ka treguar gjërat që do t’i merrte nga bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Leo Messi dhe Neymar.

Sport

29/02/2016 15:43

Suarez ka thënë se nga Messi do ta merrte këmbën e tij të majtë ndërsa Neymarit shpejtësinë.

“Do të doja ta kisha këmbën e majtë të Messit, ndërsa shpejtësinë dhe lumturinë e Neymarit”, deklaroi uruguajani.

Suarez është duke shkëlqyer me Barcelonën këtë stinor. Ai i ka realizuar 25 gola deri më tani në La Liga dhe është golashënuesi më i mirë në ligat kryesore evropiane.