Suarez e ka një lajm të keq për Higuainin

Luis Suarez është barazuar me Gonzalo Higuainin, në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë.

Sport

17/02/2016 21:48

Gara për Këpucën e Artë në Evropë këtë sezonë është më e ngushtë se kurrë më parë.

Me golin e shënuar ndaj Gijonit, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është barazuar me Gonzalo Higuainin në listën e realizatorëve më të mirë në Evropë.

Tashmë të dy sulmuesit i kanë nga 24 gola të shënuar, kur kanë kaluar 24 xhiro në La Liga, përkatësisht 25 në Serie A, përcjell Lajmi.net nga AS.