Suarez akuzon anglezët

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka akuzuar ashpër mediat angleze pas dyshimeve se ai tentoi ta kafshojë mbrojtësin e Manchester Cityt, Martin Demichelis.

Sport

26/02/2015 13:29

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka reaguar pas akuzave se tentoi ta kafshojë mbrojtësin e Manchester Cityt, Martin Demichelis, në duelin e skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli uruguaian realizoi të dy golat në fitoren 2:1 të gjigantit katalan. Por, ai edhe përfundoi në qendër të akuzave se tentoi ta kafshojë Demichelisin në një duel mes tyre.

“E kam kafshuar Suarezin? Anglezët nuk dinë të humbin”, deklaroi Suarez për “Sport 890”.

“Ata më kanë trajtuar më keq se një huligan. Në qdo reagim minimal të Suarezit, komentet janë gjigante, sidomos në Angli. Meritoj respekt si profesionist. Tifozëve të Liverpoolit do t’u jem mirënjohës gjithë jetën, por jo edhe atyre që shkruajnë për mua në tabloide”, u shpreh ai.