Strootman largohet nga Roma, sot testet mjekësore me ekipin e ri
Kevin Strootman do të largohet nga Roma.
Sport
Roma dhe Olympique Marseille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kevin Strootman.
Mesfushori holandez do të largohet nga Serie A duke vazhduar karrierën në Francë.
Marseille do të paguajë 25 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në bonuse për Strootman, përcjell “lajmi.net”.
Sot gjatë ditës, Strootman pritet të mbërrijë në Marseille për t’i filluar testet mjekësore me klubin e ri ku pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. /Lajmi.net/