Strootman e humb Botërorin

Përfaqësuesi holandez, Kevin Strootman do të mungojë në Botërorin ‘Brazil 2014’, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në gju, në ndeshjen e mbrëmshme ndja Napolit. Klubi italian ka konfirmuar se mesfushori kualitativ i ka kryqëzuar ligamentet e gjurit të majtë, kështu që atij i duhet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në ditët e ardhshme.…

Sport

10/03/2014 14:50

Përfaqësuesi holandez, Kevin Strootman do të mungojë në Botërorin ‘Brazil 2014’, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në gju, në ndeshjen e mbrëmshme ndja Napolit.

Klubi italian ka konfirmuar se mesfushori kualitativ i ka kryqëzuar ligamentet e gjurit të majtë, kështu që atij i duhet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në ditët e ardhshme.

“Kjo është e tmerrshme për Kevin. Mund ta imagjinoj se e tërë bota e tij ka kolapsuar. Kjo është një humbje, sepse Kevin ka dhënë kontribut të madh në kualifikimet tona për Botëror. Kjo është gjëja më e keqe për Kevin”, ka thënë selektori i Holandës, Louis van Gaal.

24 vjeçari do të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj, duke iu bashkuar listës së futbollistëve që janë ‘viktima’ të lëndimit e që do ta humbin Botërorin si Theo Walcott e Radamel Falcao.