Statistikë katastrofale për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës padyshim që është duke kaluar në një formë mjaft të dobët, pasi statistikat thonë se ajo ka shënuar deri tani më pak gola në 7 vitet e fundit.

Sport

10/11/2014 11:42

Barcelona në 15 ndeshjet e para zyrtare të zhvilluara këtë sezon në të gjitha garat, ka arritur të shënojë 33 gola. Këtë shifër, Barcelona nuk e kishte qe 7 vite.

Për herë të fundit, kur kishte një shifër më të dobët, ishte sezoni 2007-08, kur Blaugranët kanë arritur që deri në këtë fazë, të shënojnë vetëm 30 gola.

Në shtatë vite tjera, Barcelona e mbante epitetin e skuadrës që ka shënuar më shumë gola në Europë në 15 ndeshjet e para, mirëpo ky sezon është krejtësisht i ndryshëm pë rata.

Golat e Barcelonës në 15 ndeshjet e para në 7 sezonet e fundit: 

2014-2015: 33 gola.

2013-2014: 40 gola.

2012-2013: 43 gola.

2011-2012: 43 gola.

2010-2011: 34 gola.

2009-2010: 34 gola.

2008-2009: 43 gola.

2007-2008: 30 gola.