Statistikat e duelit, Messi – Griezmann

Lionel Messi është më lartë se francezi, po edhe ai nuk mbetet shumë mbrapa.

Sport

30/06/2018 14:12

Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës, shihet edhe si një duel mes Anoine Griezmann dhe Lionel Messit.

Të dy skuadrat i kanë sytë nga forma dhe nga ajo çka këta dy lojtarë munden të bëjnë, pasi në vetëm pak sekonda ndryshojnë rrjedhën e lojës.

Këtë ata e kanë vërtetuar edhe në kampionatin spanjoll ku janë rivalë në skuadrat e tyre.

Gjthsesi padyshim që Lionel Messi është më lartë se francezi, po edhe ai nuk mbetet shumë mbrapa raporton Albeu.com

Lionel Messi numëron 616 gola në total nga 764 ndeshje të luajtura kundrejt Griezmannit që ka vetëm 185 gola në 469 ndeshje të luajtura.

Messi ka luajtur 127 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe ka shënuar 65 gola.

Nga ana tjetër Griezmann ka 21 gola në 58 ndeshje për Francën.

Ndërsa pritet që këto shifra të ndryshojnë pas ndeshjes së ditë së sotme ku njërit do ti duhet të kthehet në shtëpi.