Sporti kosovar në zi, vdes ish-basketbollisti i njohur (FOTO)

Në moshën 54-vjeçare, vdiq Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sport

22/05/2017 15:31

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit.

Me të ardhur në studime në Kosovë ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Zeqiri i njohur me nofkën “Gricka” pas luftës ka qenë trajner i gjeneratave të reja në skuadrën e Prishtinës, derisa ka qenë edhe asistent në ekipin e Real Universitetit, si dhe një periudhë ka qenë anëtar i Komisionit për Trajnerë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6