Sport.es zbulon se çka i thanë Messi dhe Suarez në stërvitje Neymarit (FOTO)

Media spanjolle e afërt me Barcelonën, ka arritur të zbulojë një bashkëbisedim mes Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit.

Sport

23/07/2017 10:53

“Ti nuk mund të na lësh tani”, ishin fjalët që Messi dhe Suarez ia kanë thënë Neymarit, sipas ‘Sport.es’, përcjell lajmi.net.

Braziliani ka një javë që spekulohet për një kalim në Francë te skuadra e PSG-së.

Ai së fundi i është bashkuar Barcelonës në stërvitje, teksa shkëlqeu një natë më parë në fitoren 2:1 ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola.

Barcelona po mundohet që përmes Messit dhe Suarezit ta bind Neymarin të qëndroi në ‘Camp Nou’, pasi lojtari ka raporte të mira me yllin argjentinas dhe uruguaian.

Se Neymari i duhet Barcelonës, e konfirmoi edhe trajneri Ernesto Valverde, në konferencë shtypi pas fitores ndaj Juventusit.

Klauzola e Neymarit për largim nga Barcelona, është 222 milionë euro./Lajmi.net/