Spalletti për ndeshjen me Sassuolon: Është një ndeshje gjysmëfinale për ne!

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka cilësuar përballjen e skuadrës së tij me Sassuolon si një ndeshje gjysmëfinale.

Sport

11/05/2018 19:15

Inter në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së 37-të të shtunën takohet me Sassuolon.

Me fitore, Interi mbetet në garë për Ligën e Kampionëve, ku në xhiron e fundit takohet me Lazion, rival direkt për pozitën e katërt.

“Është sikur një gjysmëfinale për ne”, ka deklaruar Spalletti për ndeshjen Inter – Sassuolo.

“Ka qenë sezon i gjatë dhe tash kemi një gjysmëfinale që mund të na vë drejt një finale ndaj Lazios”./Lajmi.net/