Spalletti fiton apelin, kthehet sonte kundër Fiorentinës

Luciano Spalletti ka fituar apelin dhe do të jetë në bankinën e Interit ndaj Fiorentinës.

Sport

25/09/2018 14:44

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka fituar apelin kundër pezullimit me një ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes ndaj Sampdorias.

Spalletti u përjashtua direkt me kartonin e kuq pas festimit të tepruar në fitoren minimale të Interit në udhëtim ndaj Sampdorias dhe si pasojë u pezullua me një ndeshje mos lojë.

Por, pas apelit, atij i është hequr ndëshkimi dhe kështu do të jetë në stolin e zikaltërve për ndeshjen e sotme kundër Fiorentinës në “San Siro”.

Në vend të pezullimit, Spalletti është gjobitur me 5000 euro. /Lajmi.net/