Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje

Sot zhvillohet xhiroja e 33-të në elitën e futbollit kosovar, që njëherësh do të shënojë edhe fundin e edicionit 2016/17 të Vala Superligës.

Sport

28/05/2017 08:50

Ndryshe nga kampionati në Shqipëri, në Superligë tashmë nuk po luftohet pothuajse për asgjë.

E vetmja dilemë është se kush do ta përcjellë Ferizajn në barazh, por as ajo s’mund të quhet e tillë, pasi që Liria me shumë gjasë e mposht Hajvalinë në shtëpi.

Ndryshe, festë do të ketë në Mitrovicë, ku Trepça ’89 feston titullin e parë kampion në histori të klubit pas duelit me Feronikelin.

Më poshtë i keni çiftet komplete të ditës.

Sot, 16:30
Liria-Hajvalia
Drita-Besa
Ferizaj-Llapi
Drenica-Prishtina
Trepça ’89-Feronikeli