Sonte të gjithë me Kosovën, a jeni gati për ndeshjen e madhe? – Lajmi.net
Sonte të gjithë me Kosovën, a jeni gati për ndeshjen e madhe?
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 9:50, 19 August 2017
Kosova takohet me Estoninë në ndeshjen vendimtare.

Pas fitores së Estonisë ndaj Maqedonisë, në kuadër të Grupit C të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, tani gjasat e Përfaqësueses së Kosovës për kualifikim tutje në këtë garë janë rritur dukshëm.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka shansin që me një fitore në përballje me Estoninë, sonte në Prishtinë, të siguroj kualifikimin tutje, shkruan Express.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg ka thënë se lojtarët janë mjaft të motivuar që do ta luajnë këtë ndeshje vendimtare para tifozëve të tyre:

“Ekipi ynë është i emocionuar dhe i motivuar që është pjesë e një loje të tillë, si kjo e nesërmja, që është shumë e rëndësishme. Ne e mirëpresim këtë mundësi të jashtëzakonshme me besim të madh në aftësinë tonë për të luajtur me gjithë kapacitetin tonë para tifozëve tanë. Ne duhet të luajmë guximshëm dhe të disiplinuar në të dy anët e fushës.”, ka deklaruar ai.

“ Ne e respektojmë Estoninë, por në anën tjetër ne e kuptojmë mjaft mirë misionin tonë. Lojtarët tanë do të luajnë me zemër dhe me vendosmëri në këtë ndeshje vendimtare në shtëpi, për të vazhduar në fazën e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”, ka shtuar Greenberg.

Në duelin e parë të luajtur në Tallin, Estonia e ka mundur Kosovën me shifrat 76:50.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels