Sneijder prezantohet te klubi i ri

Wesley Sneijder është futbollist i ri i skuadrës nga Katari, Al-Gharafa.

Sport

09/01/2018 09:07

Wesley Sneijder ka një klub të ri.

Al-Gharafa, e cila është në vendin e shtatë momentalisht në Qatar Stars League, njoftoi të premten se 33-vjeçari do t’i bashkohej asaj, ndërsa zyrtarizimi dhe prezantimi i tij erdhi të hënën në mbrëmje.

“Shpresoj se të premten do të luaj ndeshjen time të parë. Po ashtu shpresoj t’ju shoh të gjithëve duke ardhur në stadium për të më parë mua. Jam shumë i emocionuar”, shkroi Sneijder në Twitter. /Lajmi.net/