Skandali i Strumicës! UEFA ka pranuar të luhet në gërmadhë (FOTO)

Skandaloze gjendja e stadiumit në Strumnicë.

Sport

05/09/2017 15:46

Nëse në Shqipëri UEFA ka parë me imtësi çdo detaj të vogël sa u përket ndërtimit të stadiumeve të Elbasanit dhe Shkodrës, duke kërkuar që të përmbushin çdo standard të mundshëm, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për atë që ka bërë në Maqedoni, raporton Panorama Sport.

Mjafton të shohësh fotot dhe videon e mëposhtme të pamjes së jashtme të stadiumit për të kuptuar se bëhet fjalë për një gërmadhë të mirëfilltë dhe fjala “standard ndërkombëtar, këtu është një luks më vete.

Ndaj ka gjithnjë e më pak sens ideja e UEFA-s për të lejuar që sfida të luhej në këtë stadium e jo një të parametrave bashkëkohor si ai i Shkupit.