SKANDAL: Tifozët brazilianë sulmojnë futbollistët e Kombëtares pas eliminimit nga Botërori

Ata e kanë sulmuar në mënyrë të organizuar me vezë autobusin e ekipit kombëtar, pas kthimit nga Rusia.

Sport

08/07/2018 14:41

Brazili dëshpëroi edhe në këtë Botëror, duke u eliminuar në çerekfinale.

Përkundër potencialit të ekipit dhe pritshmërive të mëdha, brazilianët u mposhtën nga Belgjika në këtë fazë, përcjellë “Lajmi.net”.

E për tifozët brazilianë, eliminimi ka qenë shumë i rëndë.

Ata e kanë sulmuar në mënyrë të organizuar me vezë autobusin e ekipit kombëtar, pas kthimit nga Rusia.

Pos vezëve, autobusi i ekipit u sulmua edhe me gjësende tjera të forta. /Lajmi.net/