Skandal në Ligën e Dytë: Njerëzit e kryetarit të Kamenicës sulmojnë futbollistët e Dardanës (VIDEO)

Skandal në Ligën e Dytë në ndeshjen derbi të Kamenicës mes Dardanës dhe Kikës së Hogoshtit.

Sport

24/04/2017 14:40

Në fushë ka ndodhur një incident i madh, që në fakt ka prapavijë politike.

Në videon e siguruar nga “Lajmi.net” shihet se si futet në fushë djali i axhës së Komunës së Kamenicës, Begzad Sinanit, për t’i sulmuar lojtarët e Dardanës. Ai mbrohet nga vëllai i Begzad Sinanit, i cili është polic.

Më pas, vëllai i personit që futet në fushë, e i cili luan për Kikën, e sulmon një futbollist të Dardanës, i cili e pëson keq dhe bie në tokë.

Tashmë rasti ka kaluar në duart e Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, që pritet të marrë masa të rënda. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy