Skandal në Angli, do të hetohet ndeshja e fundit e Terryt për Chelsean

John Terry të dielën zhvilloi ndeshjen e fundit në Premierligë me skuadrën që fitoi gjithçka, Chelsea.

Sport

22/05/2017 18:22

Në fitoren 5-1 kundër Sunderland, Terry u zëvendësua në minutën e 26-të, për të marrë ovacione të mëdha nga tifozët në ‘Stamford Bridge’.

Megjithatë ky organizim dedikuar Terryt, mund të kthehet në skandal në Premierligë.

Është e ditur se në Angli mund të vendosësh bast për çdo gjë, dhe zëvendësimi Terryt në minutën e 26-të të ndeshjes, është luajtur bast.

Për t’u zëvendësuar Terry në minutën e 26-të, paraprakisht kanë rënë dy klubet, dhe kjo ka bërë që të kërkohet hetim nga FA, dhe shumë lehtë pensionimi i Terryt mund të shndërrohet në skandal në Premierligë./Lajmi.net/