Simeone: Real Madrid? Mendojmë vetëm për Espanyolin

Atletico Madridit i duhet edhe një herë t’i bëjë llogaritë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/04/2017 17:19

Skuadra e Diego Simeones, do të takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nga e cila skuadër është eliminuar tre herë në tre edicionet e fundit, duke llogaritur edhe finalet e vitit 2014 dhe 2016.

Por, trajneri Simeone, ka refuzuar të flasë për përballjen me Real Madridin në konferencën për shtyp, duke thënë se tani për tani, po mendon vetëm për Espanyolin, ku kërkon që skuadra e tij të luftojë për pozitën e tretë në La Liga.

“Real Madrid? Ne mendojmë vetëm për Espanyolin dhe asgjë tjetër”, është përgjigjur Simeone./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy