Simeone lavdëron Chelsean

Diego Simeone thotë se Chelsea është një kundërshtar mjaft i fortë, që mund t’i shkaktojë probleme Atletico Madridit të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

28/04/2014 12:41

Diego Simeone është i vetëdijshëm se Atletico Madridin e pret një punë mjaft e vështirë të mërkurën kundër Chelseat, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë në mes të këtyre dy ekipeve përfundoi baras, 0:0 në Vicente Calderon, kështu që të dyja skuadrat do ta kërkojnë finalen e Lisbonës në Stamford Bridge.

“Duke filluar nga e hëna, ne do të fokusohemi në Ligën e Kampionëve. Chelsea ka një ekip të fortë. Ata e ndërruan gjysmën e ekipit të dielën dhe fituan ndaj Liverpoolit”.

“Ne e dimë se do na krijojnë shumë probleme”, deklaroi trajneri argjentina, i cili po bën mrekulli me ‘Los Colchoneros’ këtë sezon.