Simeone: Barcelona – Real Madrid? Kurrë nuk do të jem trajner i këtij ekipi (FOTO)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë një premtim të madh.

Sport

21/03/2017 08:04

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përjashtuar mundësinë e angazhimit te rivali i qytetit, Real Madrid. Argjentinasi kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, ai ka thënë se Real Madrid nuk do të jetë skuadër e tij në të ardhmen si trajner.

“Kurrë nuk do të jem trajner i Real Madridit”, deklaroi Simeone për “Onda Cero”, përcjell “lajmi.net”.

“Është logjike për shkak të ndjenjave të mija. As ata nuk besoj se do të më kërkonin. Jam i ri, ndoshta një ditë do të jem trajner i një ekipi tjetër spanjoll”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6