Sigal Prishtina – Trepça, shtyhet ndeshja?

Kyendeshja e xhiros së XIII në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të sot, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Trepcën.

Sport

23/12/2016 14:24

Kjo ndeshje do të luhet në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj me fillim nga ora 19:00, për shkak të rinovimeve që janë duke u bërë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, për GazetaOlle.com, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit prishtinas, se kanë kërkuar që ndeshja të luhet me shikues.

“Ne kemi kërkuar që ndeshja të luhet me shikues. Por, menaxhmenti i sallës nuk po lejon shikues për shkak të dëmeve  që janë shkaktuar në të kaluarën. Ne kemi kërkuar nga KB Trepça, që kjo ndeshje të shtyhet dhe të luhet me shikues por këta të fundit nuk kanë pranuar”, u shpreh Miftari.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.