Sigal Prishtina – Rilski, interesim i madh për bileta

Në kryeqytet po mbizotëron një interesim i madh për të blerë bileta për ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Rilskit.

Sport

21/04/2015 14:28

Sigal Prishtina ndeshet sot me Rilskin në ndeshjen e parë finale në Balkan League.

Dhe, interesimi për të blerë një biletë për ndeshjen në kryeqytet duket të jetë jashtëzakonisht i madh.

Kjo për faktin se menjëherë pas daljes në shitje të bileta, është krijuar një tollovi e madhe për t’i blerë ato.

Ndeshja do të fillojë në ora 18:30.