Sigal Prishtina me tryezë për tema të rëndësishme sportive

Për herë të parë, Sigal Prishtina ka ftuar një tryezë me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive.

Sport

25/08/2016 13:11

Sigal Prishtina vazhdon punën e madhe, në krijimin e një skuadre të fortë, por edhe rreth çështjeve të tjera të rëndësishme.

Klubi më i suksesshëm i kryeqytetit ka ftuar një tryezë me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive.

Marrë parasysh gjendjen e vështirë të palestrës në kryeqytet, por edhe mungesën e arenave tjera të përshtatshme, bardhekaltrit kanë bërë thirrje për të diskutuar dhe të gjendet një zgjidhje e problemit.

Njoftimi nga Sigal Prishtina:

Me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive, e cila dita ditës po bëhet pengesë serioze dhe pothuajse e pakapërcyeshme për zhvillimin e sportit në qytetin tonë, ju ftojmë me qëllimin më të mirë për ta adresuar këtë problematikë nëpërmjet një tryeze tematike që e organizon klubi më i suksesshëm i kryeqytetit dhe Kosovës, KB Sigal Prishtina, më 26 gusht prej orës 13:00 në Palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Në këtë tryezë do të diskutohen këto tema:

  1. Gjendja e infrastrukturës së palestrave sportive në kryeqytet;
  1. Propozimi i mënyrave të financimit dhe ndërtimit të palestrave të reja sportive;
  1. Renovimi i palestrave ekzistuese;
  1. Obligimet e klubeve sportive në garat sportive lidhur me infrastrukturën;

Si dhe tema të tjera të rëndësishme.

Prandaj, jeni më se të mirëseardhur që të kontribuoni me ekspertizën dhe përvojat tuaja në zgjidhjen e këtyre problemeve zhvillimore të sportit, të cilat rinisë sonë të talentuar i hapin rrugën e shpresës dhe të perspektivës për t’u bërë sportistë kulminantë dhe për të pasur rezultate të lakmueshme në një të ardhme të afërt.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.