Sigal Prishtina fiton në Bullgari

Sigal Prishtina e ka filluar me fitore sezonin e ri në Balkan League, duke mposhtur ekipin bullgar, BC Beroe.

Sport

15/10/2015 18:43

Sigal Prishtina mposhti ekipin bullgar BC Beroe me rezultat 80:73 në ndeshjen e parë në edicionin e ri në Balkan League.

Pas një duelli dramatik, kampioni në fuqi shënoi fitore dramatike në minutën e fundit të ballafaqimit.

El Amin ishte realizatori më i mirë te Sigal Prishtina me 23 pikë.

Kurse, pikë dyshifrore shënuan edhe Abukar me 16, Marinov me 14 dhe Mohammed 10.