Si sot 13 vite më parë, De Biasi i rezervoi lamtumirën më emocionuese në futboll Baggios

Sot 13 vite më parë, një legjendë e futbollit vendosi të varë këpucët në gozhdë.

Sport

16/05/2017 19:59

Bëhet fjalë për Robert Baggio, që më 16 maj të vitit 2004, zhvilloi ndeshjen e fundit në futboll, duke veshur fanellën e Brescias.

Fati deshi që ndeshjen e fundit Brescia që atëkohë drejtohej nga Gianni de Biasi, ta zhvilloi në ‘San Siro’, ndaj Milanit, skuadër e cila atë vit festonte titullin e Serie A.

Gjenerata e artë e Milanit, me lojtarë si Maldini, Shevchenko, Kaka, Nesta e Gattuso, lënë anash emocionet e titullit të Serie A, për të nderuar ’10-shin e Italisë’, që edhe sot cilësohet si ’10-sha’ më e mirë që ka pasur futbolli.

Edhe pse pas largimit nga Milan Baggio kishte nënshkruar me Interin, ku më pas u transferua te Bresica ku edhe mbylli karrierën, karakteri i tij prej një sportisti, bëri që atë ditë e gjithë ‘San Siro’ me 80 mijë tifozë në të, të brohoras pa ndërprerë emrin e tij, sidomos tek momenti i zëvendësimit, që të dhuron një emocion të paparë./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player

mos 11

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S