‘Shuplaka’ e BE për Google: gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh!

Google po përgatitet të marrë një tjetër “shuplakë” nga Bashkimi Evropian, me një gjobë rekord prej rreth 5 miliardë dollarë.

Auto & Tek

18/07/2018 17:26

Gjoba më e fundit anti-trust nga BE është e barabartë me të njëjtën shumë parash që Holanda kontribuon çdo vit për buxhetin e Unionit.

Mësohet se administratori i Google, Sundar Pichai, është njoftuar mbrëmë me një telefonatë nga Komisionerja e BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager. Google do të gjobitet për shkak të monopolit që ka në sistemin Android.

Autoriteti anti-trust i BE e akuzon Google për përdorim të sistemit të tij dominues për të margjinalizuar rivalët në tregun e aplikacioneve. Akuza vjen pas një hetim trevjeçar nga BE. Një vit më parë, Komisioni Evropian gjobiti Google me 2.8 miliardë dollarë për favorizim të shërbimit të vet të blerjes karshi konkurrentëve.