Shtyhet publikimi i iPhone 8, ja cila është arsyeja

iPhone 8 është smartphone më i pritur i muajve të ardhshëm dhe për të cilin qarkullojnë lajme pa fund. Së fundmi Fast Company shkruan se ai mund të vonohet për shkak të problemeve me software.

Auto & Tek

17/07/2017 10:28

Fast Company nëpërmjet një raporti përshkruan situatën brenda Cupertinos, një nga më të tensionuarat në vitet e fundit.

Duket se pajisja e re e Apple është goditur nga problemet e software që kanë të bëjnë në veçanti me dy risitë e telefonit, sensori i njohjes së fytyrës 3D dhe ushqimi me wireless.

Sipas kësaj faqe, është përditësimi i sistemit operativ, iOS 11.1, që do të plotësojë përfundimisht iPhone8, dhe t’i japë mundësinë përdoruesit ta shfrytëzojë 100%.