Shqipëri – Spanjë, lajm i madh nga Xhaka

Taulant Xhaka mungoi në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit. Por, ai pritet të jetë në formacionin bazë të Shqipërisë për duelin e madh ndaj Spanjës.

Sport

07/10/2016 12:41

Taulant Xhaka mungoi në fitoren e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit me rezultat 2:0.

Mirëpo, mesfushori i Baselit nuk është i lënduar por thjesht u pushua nga selektori Gianni de Biasi për ballafaqimin e ardhshëm kundër Spanjës, të dielën, përcjell “Lajmi.net”.

Xhaka së bashku me Ermir Lenjanin dhe Ansi Agollin pritet të rikthehen në formacionin bazë të Shqipërisë për ballafaqimin e xhiros së tretë në Grupin G që udhëhiqet nga kuqezinjtë me gjashtë pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.