Shqipëri – Real Madrid, ky është lajmi i fundit

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, ka filluar të zbatojë idenë e tij në drejtimin e ekipit, duke ndryshuar shumë gjëra që ishin të zakonshme në kohën e Visente Del Boskes.

Sport

30/09/2016 23:45

Në listën e të grumbulluarve për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë, trajneri spanjoll ka grumbulluar për herë të parë pas 13 vitesh 6 futbollistë të Real Madridit njëkohësisht në kombëtare.

Isco, Naço, Morata, Ramos, Lucas dhe Carvajal janë futbollistët madrilenë që kanë marrë një ftesë nga Lopetegui. 6 futbollistë të Realit kanë qenë për herë të fundit në kombëtare në vitin 2003, kur trajneri Injaki Saez grumbullonte njëkohësish Casillasin, Hlguerën, Raul Bravon, Mishel Salgadon, Gutin dhe Raulin.

Lopetegui gjithashtu ka filluar të largojë nga kombëtarja të “paprekshmit” e ish-trajnerit Del Bosque si Casillas, Fabregas, Pedro dhe Juanfran, të cilët nuk kanë marrë ftesë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.