Shqipëri – Izrael, lajm i madh për ata që luajnë bastore

Shqipëria di ta fitojë gjithmonë ndeshjen e katërt në grup.

Sport

11/11/2016 13:18

Shqipëria është favorite në letër për ta fituar ndeshjen e ardhshme ndaj Izraelit, por nuk është çudi që një sfidë e tillë të rezultojë befasuese.

Nëse do të nisemi nga statistikat dhe nga ajo që ka ndodhur në dy eliminatoret e fundit nën drejtimin e Gianni De Biasit, duhet të rrimë të qetë sepse Shqipëria di ta fitojë gjithmonë ndeshjen e katërt në grup.

Pikërisht, kjo ndaj Izraelit është sfida e katërt, pasi më parë kuqezinjtë fituan 2 (Maqedoni, Lihtenshtejn) dhe humbën ndaj Spanjës, raportojnë mediat shqiptare.

Në dy eliminatoret e mëparshme, kuqezinjtë kanë fituar kundër Sllovenisë (1-0 me gol të Roshit, ndeshja e vlefshme për “Brazil 2014”) dhe kundër Armenisë (2-1 me gola të Mavrajt dhe Gashit, ndeshja e vlefshme për “Francë 2016”).

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.