“Shpërthen” Guardiola, e ka një mesazh për Argjentinën – Lajmi.net
“Shpërthen” Guardiola, e ka një mesazh për Argjentinën
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 9:09, 11 August 2018
“Më vjen shumë keq për këto fjalë, ashtu nga Argjentina nuk ka folur kurrë me mua apo me përfaqësuesit e mi".

Pep Guardiola ka sulmuar Federatën e Futbollit të Argjentinës.

Pas deklaratave të numrit një të këtij institucioni se Pep Guardiola është i shtrenjtë për Argjentinën, Guardiola i ka quajtur ato të pavërteta, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më vjen shumë keq për këto fjalë, ashtu nga Argjentina nuk ka folur kurrë me mua apo me përfaqësuesit e mi”, deklaroi Guardiola.

“Ai nuk e di pagën që unë marr. Nuk është e ndershme sjellja e tij”.

“Duhet ta gjejë trajnerin në Argjentinë, ky është mendimi im, sepse ka trajnerë shumë të mirë nga Argjentina”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO