‘Shpërthen’ Griezmann: Çfarë të bëjë më shumë për ta fituar Topin e Artë?

Antoine Griezmann është deklaruar rreth mos fitimit të Topit të Artë edhe në këtë edicion.

Sport

04/12/2018 08:50

Antoine Griezmann ka thënë se ai nuk di çfarë të bëjë më shumë për ta fituar Topin e Artë, pasi ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Evropës.

Sulmuesi francez arriti të jetë vendimtar te Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Evropës, duke shënuar tre gola, shkruan “lajmi.net”.

Griezmann shënoi dy ndaj Arsenalit dhe një ndaj Marseilles në finale.

Ndërsa, në Kupën e Botës që u mbajt në Rusi, ai shënoi katër gola dhe bëri dy asistime, por që këto nuk ia siguruar Topin e Artë.

“Nuk e di se çfarë të bëjë më shumë për ta fituar Topin e Artë”, ka thënë Griezmann, përcjell “lajmi.net”.

“Kam fituar Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës, çfarë duhet të bëjë më shumë?.

“Është mirë të jesh në podiumin e Topit të Artë, por shpresojë ta fitojë në vitet e ardhshme”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/