Shkopinjtë për selfie mund të përdoren edhe për të kapur hajdutët e xhepave (Video)

Një nga aksesorët për telefonat inteligjentë më të shitur gjatë sezonit veror është “shkopi për selfie”. “Shkopi Selfie” është një pajisje e dizajnuar posaçërisht për të bërë selfie.

Auto & Tek

13/07/2015 16:54

Kjo pajisje ju lejon të shkrepni fotot më të bukura, duke pozicionuar telefonin inteligjent shumë më lartë se mund të arrijnë krahët. Nëpërmjet tij përdoruesit mund të shkrepin një selfie që shfaq më shumë pjesë nga sfondi, si dhe kap edhe njerëzit që ndodhen rreth tyre.

Tani është shtuar edhe një funksion tjetër për shkopinjtë selfie. Ata mund të përdoren edhe për të kapur hajdutët e xhepave. Një burrë nga Ekuadori filmoi me anë të shkopit për selfie momentin kur një hajdut xhepash po përpiqej t’i vidhte telefonin. Videoja është bërë gjatë vizitës së fundit të Papës në Ekuador dhe shfaq hajdutin teksa endet nëpër turmën e njerëzve dhe përpiqet të gjejë ndonjë “viktimë” për ta plaçkitur.

YouTube player