Shkencëtarët kontrollojnë trurin e minjve me implantim të telekomanduar (Video)

Jemi mësuar të shohim në filma të zhanrit fantastiko-shkencor se si kontrollohet mendja, por tani kjo është bërë realitet falë avancimit të teknologjisë, ku përmes një pajisje telekomanduese të implantuar në tru mund të kontrollohet rruga e minjve, shkruan rt.

Auto & Tek

29/07/2015 15:40

Këtë fakt e kanë prezantuar të martën shkencëtarët e neurokirurgjisë, të cilët përmes disa fotografive treguan se si funksionon kjo teknologji, transmeton lajmi.net.

Pajisja implantuese që është më e hollë se sa një fije e flokut të njeriut, ndryshon rrjetin nervor të minjve duke përdorur sinjale wireless, që i lejon hulumtuesit të studiojnë simulimin nervor pa procedura invazive.

Pajisja implantuese e quajtur “Optofluidic”, është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Uashingtonit dhe i Illionis, me shpresën se një ditë mund të përdoret tek njerëzit për të trajtuar një gamë të çrregullimeve neurologjike. (lajmi.net)

YouTube player